1% për çdo një vit/ Sa më i vjetër apartamenti, aq më tepër do të ulet çmimi i referencës

Sa më i vjetër apartamenti, aq më tepër do të ulet çmimi i referencës në rast të shit-blerjes së tij. Për një banesë në ish-Stacionin e trenit të ndërtuar në vitin 2000, me sipërfaqe 80 m2 e çmim reference të zonës 135 mijë e 800 lekë, do të aplikohet një ulje 1 për qind për […]

Janar 11, 2024 - 15:06
 0
1% për çdo një vit/ Sa më i vjetër apartamenti, aq më tepër do të ulet çmimi i referencës

Sa më i vjetër apartamenti, aq më tepër do të ulet çmimi i referencës në rast të shit-blerjes së tij. Për një banesë në ish-Stacionin e trenit të ndërtuar në vitin 2000, me sipërfaqe 80 m2 e çmim reference të zonës 135 mijë e 800 lekë, do të aplikohet një ulje 1 për qind për çdo një vit vjetërsi. Pra në këtë rast mbi referencën do të aplikohet një ulje totale pre 24 për qind dhe kalimi i pronësisë do të bazohet me një çmim total reference 8 milionë e 265 mijë e 640 lekë nga mbi 10.8 milionë që do të ishte.

 “Do të ndihmojë gjithë procesin e shitjes. Do të ndihmojë gjithë pronat e vjetra, të amortizuara të cilat realisht nuk shiten dot pasi mbi to ka një tatim mbi normalen. Besoj se është ndihmë që lehtëson procesin”, tha Ervin Demirxhiu, ekspert i vlerësimit të pasurive të paluajtshme.

Në një kohë që pas ndryshimeve në kryeqytet mes-vitin e shkuar referencat pritet të rishikohen edhe në zonat bregdetare, udhëzimi i ri i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë do të detyrojë aplikimin e amortizimit 1 për qind edhe për apartamentet jashtë Tiranës.

 “Prona të vjetra kemi gjithandej. Edhe në zonat bregdetare do të ketë lehtësi në procese. Është e gabuar që referenca të aplikohet e njëjta gjithandej. Apartamentet e vjetra deri më tani taksohen si të reja”, shtoi Demirxhiu.

Në raport me vlerësimet e vitit 2018, rritja mesatare e çmimeve të referencës për 32 zonat kadastrale të kryeqytetit korrikun e vitit të shkuar u rritën me 5 deri në 76 për qind apo mesatarisht 29,600 lekë për metër katror. Çmimet e reja të referencës rritën rrjedhimisht vlerën e taksës së pronës për qytetarët dhe bizneset, e cila paguhet në faturën e ujit.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.