“10 milionë euro për kokën e Martinajt”, kurthi që ngriti Leonard Duka për “mbretin” e kumarit!

Ervis Martinaj dhe Leonard Duka njihen për miqësinë dhe më pas armiqësinë e tyre të betuar, pasi përplasja për biznesin e lojërave të fatit nga ku qarkullonin shuma të mëdha parash, i ktheu në dy armiq me përplasje të ashpra dhe përpjekjet për të eliminuar njëri- tjetrin. Pas prishjes së ortakërisë mes tyre, grupi i […]

Maj 21, 2024 - 14:25
 0
“10 milionë euro për kokën e Martinajt”, kurthi që ngriti Leonard Duka për “mbretin” e kumarit!

Ervis Martinaj dhe Leonard Duka njihen për miqësinë dhe më pas armiqësinë e tyre të betuar, pasi përplasja për biznesin e lojërave të fatit nga ku qarkullonin shuma të mëdha parash, i ktheu në dy armiq me përplasje të ashpra dhe përpjekjet për të eliminuar njëri- tjetrin.

Pas prishjes së ortakërisë mes tyre, grupi i Ervis Martinaj mori peng dhe keqtrajtoi babanë e Leonard Dukës.

Kreu i klanit ‘Duka’, Leonard Duka pasi dështoi të eliminonte Ervis Martinajn, i zhdukur prej gushtit 2022, filloi që t’i merrte hak duke i hequr qafe rrethin e ngushtë.

Kështu dyshohet se Duka është porositësi i vrasjes së Santiago Malkos, krahut të djathtë të Martinajt.

Duka nuk u ndal me kaq. Ai hapi fjalë në “botën e errët” se ofronte 2 milionë euro, kush jepte informacion për Ervis Martinaj, dhe 10 milionë euro kush e vret.

Fjalën kishte filluar ta hapte Gjin Ndoj dhe Martinaj në komunikim me Leonard Dukën, shprehet se “ne e rrëmbyem dhe na tha që ka gënjyer, më pas ne e vramë”.

Këto premtime vunë në lëvizje “qitësit” e botës së krimit që filluan të afrohen me klanin “Duka”, duke marrë përsipër eleminimin e Martinajt.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.