100 euro “për kokë” / Tentoi të kalojë disa pakistanezë në Malin e Zi, arrestohet 47-vjeçari

Një 47-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi transportonte emigrantë të paligjshëm. Ai është kapur në pikën e Hanit të Hotit, duke tentuar të kalonte në mënyrë të paligjshme, me automjet, në Malin e Zi, një shtetas pakistanez, kundrejt pagesës 100 euro. Ndaj 47-vjeçarit, D.F., rëndon akuza “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Ndërkohë është […]

Tetor 26, 2023 - 14:15
 0
100 euro “për kokë” / Tentoi të kalojë disa pakistanezë në Malin e Zi, arrestohet 47-vjeçari

Një 47-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi transportonte emigrantë të paligjshëm. Ai është kapur në pikën e Hanit të Hotit, duke tentuar të kalonte në mënyrë të paligjshme, me automjet, në Malin e Zi, një shtetas pakistanez, kundrejt pagesës 100 euro.

Ndaj 47-vjeçarit, D.F., rëndon akuza “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ndërkohë është vënë në hetim shtetasi N. C., 56 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe, pasi është konstatuar duke transportuar me automjet, produkte të ndryshme ushqimore të dyshuara të kontrabanduara. Automjeti dhe produktet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.