“100 mijë euro ose do ta vrasim”, 5 shqiptarë marrin peng 24-vjeçarin në Spanjë

Një person u rrëmbye në Spanjë dhe në këmbim të jetës së tij rrëmbyesit kërkuan 100 mijë euro. Sipas medieve spanjolle, 5 personat

Dhjetor 27, 2023 - 13:10
 0
“100 mijë euro ose do ta vrasim”, 5 shqiptarë marrin peng 24-vjeçarin në Spanjë

Një person u rrëmbye në Spanjë dhe në këmbim të jetës së tij rrëmbyesit kërkuan 100 mijë euro.

Sipas medieve spanjolle, 5 personat (rrëmbyesit) e përfshirë në ngjarje janë me origjinë shqiptare, ndërsa viktima spanjoll.

Motiv i rrëmbimit dyshohet se ka qenë larja e hesapeve.

Të përfshirët kërkonin paratë për një biznes të dështuar në të cilin ishin mashtruar nga një person i tretë.

Rrëmbyesit donin që viktima t’u paguante paratë e humbura. Operacioni ka rezultuar në ndalimin e pesë shqiptarëve, ndonëse ata janë lënë të lirë me masa paraprake.

Operacioni është pagëzuar “Ejani” dhe agjentët e Gardës Civile kanë liruar një 24-vjeçar, i cili është rrëmbyer prej dy ditësh në një shtëpi në qytetin e vjetër të Calp.

Rrëmbyesit kontaktuan partneren e viktimës me video-telefonatë dhe i kërkuan 100 mijë euro, duke e kërcënuar se do të vrisnin 24-vjeçarin.

Nisur nga kjo telefonatë, agjentët nisën hetimet për ngjarjen, duke verifikuar se partnerja e viktimës kishte marrë një video-telefonatë nga rrëmbyesit.

Me të gjitha informacionet e mbledhura, rojet civile verifikuan se vendi ku mbahej viktima ishte një shtëpi në Kalp.

Gjatë kontrollit në banesë, hetuesit arritën të arrestonin tre prej autorëve, së bashku me disa thika me të cilat kërcënonin viktimën. Dy autorë të tjerë u arrestuan pak minuta më vonë pranë shtëpisë, të fshehur në një furgon./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.