100 mln euro ndihma “qesharake” për presidentin e Tunizisë, refuzon ofertën e BE-së

Komisioni Evropian ka konfirmuar se ka transferuar 60 milionë euro në mbështetje buxhetore për qeverinë tuniziane, pavarësisht se presidenti Kais Saied tha publikisht se ai i refuzon paratë e “bamirësisë”. Këto fonde ishin pjesë e një pakete financiare prej 127 milionë eurosh të shpallur muajin e kaluar, bazuar në memorandumin e nënshkruar midis Bashkimit Evropian […]

Tetor 4, 2023 - 21:15
 0
100 mln euro ndihma “qesharake” për presidentin e Tunizisë, refuzon ofertën e BE-së

Komisioni Evropian ka konfirmuar se ka transferuar 60 milionë euro në mbështetje buxhetore për qeverinë tuniziane, pavarësisht se presidenti Kais Saied tha publikisht se ai i refuzon paratë e “bamirësisë”.

Këto fonde ishin pjesë e një pakete financiare prej 127 milionë eurosh të shpallur muajin e kaluar, bazuar në memorandumin e nënshkruar midis Bashkimit Evropian dhe Tunizisë në korrik.

Fondet ndahen në dy këste, 60 milionë euro për të mbështetur ekonominë e Tunizisë dhe rreth 67 milionë euro për të përforcuar menaxhimin e kufirit dhe për të parandaluar nisjen e anijeve të emigrantëve.

Saied hodhi poshtë të martën ofertën prej 127 milionë eurosh të BE-së, duke thënë se ajo ishte “qesharake” dhe në kundërshtim me memorandumin.

“Tunizia, e cila pranon bashkëpunimin, nuk pranon asgjë që i ngjan bamirësisë apo favorit, sepse vendi ynë dhe populli ynë nuk duan simpati dhe nuk e pranojnë atë kur vjen pa respekt”, tha Saied, sipas një njoftimi nga presidenca.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.