100 njerëzit më me ndikim të “Time”, Dua Lipa në mbrëmjen gala të organizuar në Nju Jork

Shkëlqimi i 100 yjeve me ndikimin më të madh, sipas përzgjedhjes së revistës prestigjioze “Time” vezulloi në mbrëmjen të organizuar për të në Nju Jork. Nuk kishte si të mungonte Dua Lipa, e cila spikati si gjithmonë me paraqitjen e veçantë, një fustan Shanel me dantellë të gjatë nga koka te këmbët, me motive lulesh […]

Prill 26, 2024 - 23:20
 0
100 njerëzit më me ndikim të “Time”, Dua Lipa në mbrëmjen gala të organizuar në Nju Jork

Shkëlqimi i 100 yjeve me ndikimin më të madh, sipas përzgjedhjes së revistës prestigjioze “Time” vezulloi në mbrëmjen të organizuar për të në Nju Jork.

Nuk kishte si të mungonte Dua Lipa, e cila spikati si gjithmonë me paraqitjen e veçantë, një fustan Shanel me dantellë të gjatë nga koka te këmbët, me motive lulesh të qëndisura me kristale dhe unaza alumini.

Përfshirja në listën e këtij viti është një ogur i mirë edhe për suksesin e albumit të ri që pritet të publikojë muajin e ardhshëm “Radical Optimism”, i treti në karrierën e saj.

Mes yjeve të tjerë, të pranishëm ishin edhe I. Xhin Keroll, Kajli Minog e Xhej Zi. Për herë të parë, kjo listë e Tajm dominohet nga gratë pasi ato janë 51, më shumë se gjysma.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.