100 të arrestuar nga operacioni “Tempulli”

Shkon ne 100 numri i personave te arrestuar ne kuader te operacionit kombetar “Tempulli” gjate ketyre javeve./   I fundit qe eshte arrestuar

Nëntor 11, 2023 - 13:18
 0
100 të arrestuar nga operacioni “Tempulli”

Shkon ne 100 numri i personave te arrestuar ne kuader te operacionit kombetar “Tempulli” gjate ketyre javeve./

 

I fundit qe eshte arrestuar eshte nje shtetas ne zonen e Unazes se Re ne Tirane.

 

29-vjecari ka qene ne kerkim pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurise “arrest me burg” per prodhim dhe shitje narkotikesh.

 

Tiranë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”.

Vihet në pranga një 29-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, shkon në 100 numri i shtetasve të ndaluar.

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, në Unazë të Re, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi E. P., 29 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.