11 raste fruthi në Shqipëri, ministrja mesazh prindërve: Vaksinoni në kohë fëmijët

Pas 11 rasteve me fruth, të konfirmuara në vendin tonë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka bërë thirrje për vaksinim. Ajo thekson se vaksinimi në kohë është shumë i rëndësishëm. “Për të mbrojtur fëmijët tuaj nga fruthi, rubeola dhe shytat, duhet patjetër t’i vaksinoni në kohë, sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit. Ndiqni […]

Janar 24, 2024 - 13:26
 0
11 raste fruthi në Shqipëri, ministrja mesazh prindërve: Vaksinoni në kohë fëmijët

Pas 11 rasteve me fruth, të konfirmuara në vendin tonë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka bërë thirrje për vaksinim. Ajo thekson se vaksinimi në kohë është shumë i rëndësishëm.

“Për të mbrojtur fëmijët tuaj nga fruthi, rubeola dhe shytat, duhet patjetër t’i vaksinoni në kohë, sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit. Ndiqni këshillat dhe udhëzimet e mjekëve pediatër për të siguruar një mbrojtje më të mirë për fëmijët tuaj”, shprehet Koçiu, teksa ka publikuar edhe videomesazhin e mjekes pediatre, Melida Agastra.

Kjo e fundit, u drejtohet prindërve që të mos hezitojnë që të vaksinojnë fëmijët e tyre, për shkak se kjo do të sjellë pasoja për ta.

“Gjatë praktikës së punës së përditshme te konsultori i fëmijës, ne si mjekë pediatër, por edhe punonjësit e tjerë shëndetësorë që janë dhe infermieret tona, në të përditshmen tonë kemi si detyrë të punës sonë të bindim dhe të ndërgjegjësojmë prindërit që të sjellin fëmijët pranë konsultorit tonë, për të bërë vaksinimin e përcaktuar nga kalendari kombëtar i vaksinimit dhe në veçanti vaksinën që mbron nga fruthi, rubeola dhe shyta. Kjo është një vaksinë shumë e rëndësishme që u jep mbrojtje gjatë gjithë jetës fëmijëve. Prindër të dashur, duhet patjetër t’i vaksinoni fëmijët tuaj për mbrojtjen nga sëmundjet e fruthit, rubeolës dhe shytave përveç edhe vaksinave të tjera që kryhen rregullisht. Kjo është një ndër vaksinat që prindërit hezitojnë të vijnë në kohën e duhur apo nga informacionet e gabuara, kërkojnë që të shtyjnë afatin kohor të kryerjes së kësaj vaksine”, shprehet mjekja Agastra.

Instituti i Shëndetit Publik ka bërë të ditur ditën e sotme për A2 CNN se janë konfirmuar 11 raste me fruth në vendin tonë. Mësohet se 6 prej këtyre rasteve kanë lidhje familjare dhe janë të pavaksinuar. Po ashtu, bëhet e ditur se të infektuarit janë fëmijë të moshës nga 1 deri në 9 vjeç. Këto raste janë të konfirmuara në qytetin e Tiranës dhe në Durrës.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.