11 të vdekur nga “lufta” mes bandave rivale në Meksikë

Një përplasje e dhunshme mes një grupi personash që dyshohet se merren me aktivitete kriminale, ka lënë të vdekur të paktën 11 persona

Dhjetor 9, 2023 - 10:03
 0
11 të vdekur nga “lufta” mes bandave rivale në Meksikë

Një përplasje e dhunshme mes një grupi personash që dyshohet se merren me aktivitete kriminale, ka lënë të vdekur të paktën 11 persona në qytetin Texcaltitlan që ndodhet në pjesën qendrore të Meksikës, njoftuan të premten zyrtarët e sigurisë.

Tetë nga të vdekurit, dyshohej se ishin të lidhur me aktivitete kriminale, tha në një deklaratë ministria e Sigurisë, duke shtuar se tre prej viktimave ishin anëtarë të komunitetit.

Policia e Shtetit po punonte me Gardën Kombëtare dhe autoritetet e tjera për të dhënë më shumë detaje mbi incidentin, thuhej në deklaratë.

Një video e shpërndarë në mediat sociale nga një media meksikane, tregonte përplasjet me armë mes disa dhjetëra personave, duke bërë që shumë njerëz të largoheshin me vrap nga vendngjarja për t’i shpëtuar plumbave./VOA

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.