125 bimë kanabis në repartin e Zall Herrit/ Gjykata liron tre ushtarakët
Gjykata e Apelit me juridiksion të përgjithshem ka liruar nga qelia tre ushtarakët, shefin e zbulimit Gramoz Mulla dhe dy specialistët e zbulimit
Gjykata e Apelit me juridiksion të përgjithshem ka liruar nga qelia tre ushtarakët, shefin e zbulimit Gramoz Mulla dhe dy specialistët e zbulimit Rustem Poçi dhe Gentian Zhurda. Ata u akuzuan për shpërdorim detyre.
Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit Sokol Tahiraj dhe ka caktuar masën e sigurimit arrest në shtëpi. Brenda rrethimit të bazës ushtarake në Zall Herr u gjetën 125 bimë kanabis sativa e ndarë në 6 parcela.
Mulla në deklarimet e para kishte pranuar që kanë konstatuar lëndën narkotike që në datën 10 korrik dhe kishte vënë në dijeni eprorin por nuk kishte mbajt procesverbal.
Dy ushtarakët e tjerë kanë pretenduar se nuk kanë konstatuar asgjë të paligjshme dhe se për shkak të teritorit të thyer nuk është kontrolluar e gjithë zona.
What's Your Reaction?