“13 prokurorë u kërcënuan”, KLP raporton te ‘Ligjet’: Përfituan mbrojtje pas sulmeve për shkak të detyrës

14 prokurorë kanë kërkuar mbrojtje të posaçme përgjatë vitit 2023 pas sulmeve apo kërcënimeve. Këtë e pranoi Kryetari në detyrë i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Tartar Bazaj për Komisionin e Ligjeve ku raportoi rezultatet e vitit 2023. “Sa i përket Komisionit për Mbrojtjen e Prokurorit, pranë këtij komisioni janë shqyrtuar 14 kërkesa për mbrojtje […]

Qeshor 5, 2024 - 12:35
 0
“13 prokurorë u kërcënuan”, KLP raporton te ‘Ligjet’: Përfituan mbrojtje pas sulmeve për shkak të detyrës

14 prokurorë kanë kërkuar mbrojtje të posaçme përgjatë vitit 2023 pas sulmeve apo kërcënimeve. Këtë e pranoi Kryetari në detyrë i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Tartar Bazaj për Komisionin e Ligjeve ku raportoi rezultatet e vitit 2023.

“Sa i përket Komisionit për Mbrojtjen e Prokurorit, pranë këtij komisioni janë shqyrtuar 14 kërkesa për mbrojtje të vecantë apo zgjatjen e e afatit të mbrojtjes së veçantë të prokurorit, nga të cilat, ka miratuar 13 prej tyre”, deklaroi Bazaj.

Kërcënimeve nuk i kanë shpëtuar as prokurorët e SPAK, diçka që nuk u fsheh as nga drejtuesi i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Tri javë më parë kryeprokurori Altin Dumani në raportimin e insistucionit të drejtuar prej tij tha se kërcënimet kanë ardhur nga krimi i organizuar.

KLP gjatë vitit 2023, ka marrë gjithësej 406 vendime ndërsa ka emëruar 26 prokurorë të rinj të dalë nga shkolla e magjistraturës.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.