13-vjeçarja xheloze plagos me thikë adoleshentin në Gjirokastër

Një 13-vjeçare në Gjirokastër ka qëlluar me thikë një 15-vjeçar. Ngjarja e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premte lagjen 18 Shtatori.

Mars 8, 2024 - 09:55
 0
13-vjeçarja xheloze plagos me thikë adoleshentin në Gjirokastër

Një 13-vjeçare në Gjirokastër ka qëlluar me thikë një 15-vjeçar.

Ngjarja e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premte lagjen 18 Shtatori.

Adoleshenti është vënë re që ka qenë i plagosur nga kalimtarë të rastit, të cilët menjëherë kanë njoftuar policinë dhe më pas e kanë transportuar për në sital me makina të rastit.

13-vjeçarja është shoqëruar nga uniformat blu në komisariatin e policisë dhe po merret në pyetje në prani të psikologut.

Dyshimet e para të këtij akti janë se vajza 13 vjeçare e ka kryer këtë akt për xhelozi. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur më shumë detaje rreth ngjarjes./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.