13 vjet luftë në Siri, bilanci i zi: Mbi 500,000 të vdekur

Lufta në Siri ka lënë më shumë se 507,000 të vdekur në 13 vjet , sipas një raporti të publikuar sot nga Observatori

Mars 14, 2024 - 17:40
 0
13 vjet luftë në Siri, bilanci i zi: Mbi 500,000 të vdekur

Lufta në Siri ka lënë më shumë se 507,000 të vdekur në 13 vjet , sipas një raporti të publikuar sot nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, në prag të 13 vjetorit të shpërthimit të luftës që ka shkatërruar vendin dhe zhvendosur miliona njerëz.

Më 15 mars 2011, një kryengritje popullore u shtyp me dhunë nga forcat e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad. Kryengritja u përhap shpejt dhe lufta u përgjithësua dhe u bë më komplekse me ndërhyrjet e shteteve dhe aktorëve ndërkombëtarë dhe me dyndjen e xhihadistëve në vend nga e gjithë bota.

Sipas Observatorit Sirian, më shumë se 164,000 civilë, duke përfshirë më shumë se 15,000 gra dhe 25,000 fëmijë, janë vrarë.

OJQ-ja vlerëson se më shumë se 343,000 luftëtarë janë vrarë gjithashtu në fushat e betejës, duke përfshirë ushtarë nga ushtria siriane, luftëtarë nga organizatat pro-iraniane, forcat kurde dhe xhihadistët nga Shteti Islamik (IS).

Këto shifra tregojnë një rritje prej rreth 4,000 vdekjesh në krahasim me marsin 2023. Bashar al-Assad tani kontrollon rreth dy të tretat e territorit sirian, falë ndërhyrjes vendimtare ushtarake nga Moska, aleati kryesor i Damaskut, si dhe Teherani.

Megjithatë, zona të mëdha të pjesës veriore të vendit mbeten jashtë kontrollit të forcave të regjimit sirian.

Sipas OKB-së, 16.7 milionë njerëz në Siri kanë nevojë për ndihmë ose mbrojtje humanitare. Më shumë se shtatë milionë njerëz janë të zhvendosur brenda vendit, sipas të njëjtit burim. Gjithahstu tërmeti shkatërrues që tronditi Turqinë dhe Sirinë në shkurt 2023 shtoi vështirësitë për banorët e Sirisë.

Sanksionet perëndimore kanë përkeqësuar krizën ekonomike për shkak të luftës që ka shkatërruar infrastrukturën e vendit ku 90% e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë.

Organizatat humanitare po punojnë “për të ruajtur nivelin minimal të shërbimeve bazë”, si uji dhe shërbimet shëndetësore, në mënyrë që “të mos shemben”, tha Zakut. Përpjekjet e OKB-së për një diskurs politik për t’i dhënë fund luftës nuk kanë dhënë rezultate.

I dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Geir Pedersen, tha muajin e kaluar se Moska dhe Damasku kishin refuzuar mbajtjen e bisedimeve në Gjenevë, ku ishin zhvilluar negociatat, duke përfshirë hartimin e një kushtetute të re./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.