1.48 mld lekë kamatvonesa për energjinë, ulet numri i faturave të qytetarëve në borxh me OSHEE

Mospagimi në kohë i faturës së energjisë elektrike i detyroi konsumatorët shqiptarë të paguajnë vitin e shkuar 1.48 miliardë lekë kamatvonesa. Enti Rregullator i Energjisë për 2023 regjistroi një vlerë të arkëtuar me 110 milionë lekë më shumë krahasuar ne 2022. “Cfarë të bëjnë s’kanë lekë të hanë bukë dhe jo më të paguajnë dritat,” […]

Shkurt 21, 2024 - 15:28
 0
1.48 mld lekë kamatvonesa për energjinë, ulet numri i faturave të qytetarëve në borxh me OSHEE

Mospagimi në kohë i faturës së energjisë elektrike i detyroi konsumatorët shqiptarë të paguajnë vitin e shkuar 1.48 miliardë lekë kamatvonesa. Enti Rregullator i Energjisë për 2023 regjistroi një vlerë të arkëtuar me 110 milionë lekë më shumë krahasuar ne 2022.

“Cfarë të bëjnë s’kanë lekë të hanë bukë dhe jo më të paguajnë dritat,” shprehet një qytetar.

Ndërkaq, ajo që bie në sy është fakti se ndonëse është rritur arkëtimi në vlerë, numri i faturave për të cilat është mbledhur kamatvonesa ka pësuar rënie të konsiderueshme.  Në 2023 u regjistruan 1.8 milion  fatura të energjisë elektrike për të cilat është arkëtuar kamatvonesë ose thënë ndryshe 2.8 milionë me pak se në 2022.

“E kemi detyrim të gjithë do i paguajmë se përndryshe bëhen shumë.”

“Sa mora pensionin dhe ja të dyja faturat t’i paguaj,” thotë një tjetër.

Sipas kontratës që OSHEE ka nënshkruar me klientët e saj, afati i fundit për likujdimin e faturave është dita e fundit e muajit pasardhës. Mospagimi i detyrimit mujor brenda afatit të përcaktuar, shoqërohet me një kamatëvonesë, që llogaritet në masën 0.1% e faturës totale, për çdo ditë vonesë.

Në rast se energjia e konsumuar vijon të mospaguhet, kontrata parashikon përshkallëzim të penaliteteve që shkojnë deri në ndërprerje të energjisë elektrike.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.