15 mijë tonë mollë pa shitur, fermerët e Korçës në protestë: Importi nga Serbia na ka dëmtuar

Molla e Zvirinës e mbetur stok ka detyruar fermerët të dalin në protestë mëngjesin e kësaj të shtune. Dhjetëra fermerë janë mbledhur në kryqëzimin e fshatit Zvirinë në aksin nacional Korçë-Pogradec. Fermerët e fshatit Zvirinë thonë se molla e tyre ka mbetur pa shitur për shkak të hyrjes së mollës nga importi, kryesisht nga Serbia. […]

Shkurt 3, 2024 - 11:16
 0
15 mijë tonë mollë pa shitur, fermerët e Korçës në protestë: Importi nga Serbia na ka dëmtuar

Molla e Zvirinës e mbetur stok ka detyruar fermerët të dalin në protestë mëngjesin e kësaj të shtune.

Dhjetëra fermerë janë mbledhur në kryqëzimin e fshatit Zvirinë në aksin nacional Korçë-Pogradec.

Fermerët e fshatit Zvirinë thonë se molla e tyre ka mbetur pa shitur për shkak të hyrjes së mollës nga importi, kryesisht nga Serbia.

Në këtë protestë të lajmëruar më herët ka edhe forca policie, të cilat janë pozicionuar në këtë aks për të mbarëvajtur ndonjë situatë të krijuar.

Rreth 15 mijë tonë mollë kanë mbetur pa u shitur në frigoriferët e juglindjes së vendit dhe shkak sipas grumbulluesve të mëdhenj të këtij fruti janë grumbullimi që është bërë me çmim të lartë në sezon, si dhe hyrja e mollës nga importi.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.