15 të vdekur pas një sulmi me armë në Burkina Faso

Dhjetëra persona janë qëlluar për vdekje në një xhami në Burkina Faso, në ditën e njëjtë kur u sulmua edhe një kishë, kanë

Shkurt 27, 2024 - 00:55
 0
15 të vdekur pas një sulmi me armë në Burkina Faso

Dhjetëra persona janë qëlluar për vdekje në një xhami në Burkina Faso, në ditën e njëjtë kur u sulmua edhe një kishë, kanë njoftuar autoritetet e shtetit afrikan, raporton “BBC”.

Gjatë lutjeve të mëngjesit persona të armatosur rrethuan xhamin në qytetin Natiaboani të dielën.

“Viktimat ishin të gjithë myslimanë, të gjithë burra”, ka thënë një banor lokal për agjencinë “AFP”.

Mbi një e treta e Burkina Fasos aktualisht kontrollohet nga kryengritësit islamistë. Sulmuesit besohet se janë luftëtarë islamistë që kishin shënjestruar ushtarët dhe milicianë e mbrojtjes po të njëjtën ditë. Në mediumet lokale është përfshkruar si pushtim masiv me qindra persona të armatosur me automatikë.

Po të njëjtën ditë, të paktën 15 besimtarë u vranë në një sulm në kishën katolike në Esskane gjatë një meshe. Një zyrtar i kishës tha se dyshohet se janë militantët islamistë prapa sulmit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.