15-vjeçarja kallëzoi të atin për abuzim seksual 4 vite me radhë, lihet në burg 48-vjeçari

Gjykata e Durrësit ka lënë në qeli Bledar R., i cili u arrestua më 21 Maj me akuzën e abuzimit seksual ndaj të bijës së tij 15-vjeçare për 4 vite me radhë. Teksa seanca gjyqësore është mbajtur me dyer të mbyllura, korrespondentja e Klan News, Enkeleda Arapi ka mësuar se Bledar R. nuk ka pranuar […]

Maj 24, 2024 - 15:05
 0
15-vjeçarja kallëzoi të atin për abuzim seksual 4 vite me radhë, lihet në burg 48-vjeçari

Gjykata e Durrësit ka lënë në qeli Bledar R., i cili u arrestua më 21 Maj me akuzën e abuzimit seksual ndaj të bijës së tij 15-vjeçare për 4 vite me radhë.

Teksa seanca gjyqësore është mbajtur me dyer të mbyllura, korrespondentja e Klan News, Enkeleda Arapi ka mësuar se Bledar R. nuk ka pranuar të ketë kryer aktin për të cilin dyshohet dhe akuzohet.

Sjellim në vëmendje se ka qenë e mitura ajo që ka kallëzuar në polici të atin e saj me akuzën e abuzimit seksual. Pas kallëzimit të të miturës, uniformat blu kanë vijuar punën për verifikimin e rastit dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve hetimore u vu në pranga i ati i të miturës, 48-vjeçari Bledar R., banues në Golem për veprën penale “marrëdhënie seksuale ose homeseksuale me të mitur”.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.