152 mijë prenotime në tetor, 40% rritje të vizitorëve që fjetën në hotele

Numri i turistëve që fjetën në hotelet dhe bujtinat vendase u rrit edhe në muajin tetor. Të dhënat e përpunuara nga INSTAT flasin për një bum vizitorësh, që statistikisht përkthehet me rritje vjetore 40%. Prenotimet në hotele tregojnë se turizmi ka pasur ecuri të mirë edhe në muajin tetor. Me të dhënat që raporton Instituti i Statistikave, vihet re […]

Dhjetor 19, 2023 - 16:52
 0
152 mijë prenotime në tetor, 40% rritje të vizitorëve që fjetën në hotele

Numri i turistëve që fjetën në hotelet dhe bujtinat vendase u rrit edhe në muajin tetor. Të dhënat e përpunuara nga INSTAT flasin për një bum vizitorësh, që statistikisht përkthehet me rritje vjetore 40%.

Prenotimet në hotele tregojnë se turizmi ka pasur ecuri të mirë edhe në muajin tetor. Me të dhënat që raporton Instituti i Statistikave, vihet re një rritje dyshifrore si për qëndrimet e rezidentëve, ashtu edhe për vizitorët e huaj.

Numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 41%, në krahasim me Tetor 2022. Edhe net-qendrimet janë rritur me 70% në raport me tetorin e vitit të kaluar.

Rajoni qendror dhe ai i jugut rezultojnë që kanë mbajtur peshën më të lartë të vizitorëve të huaj, përkatësisht me 34 dhe 29 mijë prenotime.

Në tetor, shërbimet e akomodimit pritën 152 mijë vitizitorë shqiptarë dhe të huaj, nga 107 mijë që u raportuan tetorin e vitit 2022.

Zgjedhja masive e turistëve në vjeshtë kanë qenë zonat jobregdetare si Tirana, Korca, Gjirokastra apo edhe fshatrat turistikë në veri të vendit.

Sipas pasaportës, shtetasit nga Kosova përbënin mbi 7% të fluksit, ndjekur nga gjermanët me 6.7% dhe francezët me 3.3%.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.