16-vjetori i pavarësisë së Kosovës/ Kurti: Kujtojmë secilën jetë të dhënë, ne i dalim zot vendit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen solemne të mbajtur për nderë të 16 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, 17.02.2024, tha se Kosova është shtëpia e të gjithëve. Ai para kabinetit të tij qeveritar theksoi se 25 vite pas luftës Kosova qëndron e fortë, dhe është shtet i pavarur dhe demokratik. “Sot festojmë 16-vjetorin e […]

Shkurt 17, 2024 - 09:03
 0
16-vjetori i pavarësisë së Kosovës/ Kurti: Kujtojmë secilën jetë të dhënë, ne i dalim zot vendit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen solemne të mbajtur për nderë të 16 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, 17.02.2024, tha se Kosova është shtëpia e të gjithëve.

Ai para kabinetit të tij qeveritar theksoi se 25 vite pas luftës Kosova qëndron e fortë, dhe është shtet i pavarur dhe demokratik.

“Sot festojmë 16-vjetorin e shtetit tonë, republikës sonë. Ne vijmë nga një betejë çlirimtare, ne i mbijetuam gjenocidit të fundit në shekullit 20-të, me mbështetjen e aleatëve tanë ne ndërtuam shtëpitë tona”- tha kryeministri Kurti.

“Një çerekshekulli pas luftës ne qëndrojmë të fortë, Kosova është shtet i pavarur demokratik… Kosova ishte, është dhe do të jetë shtëpi për të gjithë. Urime të gjithëve, pavarësia e Kosovës, shtëpisë sonë të përbashkët”.

Tutje kryeministri Kurti tha se sot kujtojmë secilën jetë të dhënë për Kosovën.

“Të dashur qytetarë, teksa festojmë ditëlindjen e shtetit tonë, kujtojmë secilën jetë të dhënë për Kosovën… u jemi mirënjohës atyre që kontribuan për shtetin tonë. Mirënjohje aleatëve ndërkombëtar. Qoftë e fortë gjithmonë republika jonë, ne i dalim zot”- tha Kurti.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.