19-vjeçarja në Itali përdhunohet nga 7 djem/ Këngëtari Ermal Meta: Uroj, që “qentë” të përfundojnë në qeli me 100 ujqër

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Palermo të Italisë.   Sipas mediave italiane, një 19-vjeçare është përdhunuar nga 7 djem, duke sjelle

Gusht 22, 2023 - 08:50
 0
19-vjeçarja në Itali përdhunohet nga 7 djem/ Këngëtari Ermal Meta: Uroj, që “qentë” të përfundojnë në qeli me 100 ujqër

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Palermo të Italisë.

 

Sipas mediave italiane, një 19-vjeçare është përdhunuar nga 7 djem, duke sjelle edhe reagime të ashpra.

 

Ndër personat që ka shprehur zemërimin ka qenë edhe këngëtari Ermal Meta, i cili kërkoi dënimin maksimal për ta.

 

Atje në burg, nëse shkoni ndonjëherë, uroj që secili prej jush ‘qenve’ të përfundojë nën 100 ujqër që të kuptoni se çfarë është përdhunimi. Unë njoh njerëz, gra që nuk janë shëruar kurrë nga një përdhunim, që tremben sapo dëgjojnë një zhurmë pas tyre, që nuk mund të shkojnë më as në plazh. Por si të shpëtojmë një vajzë 19-vjeçare që tani e tutje do të ketë frikë nga gjithçka?”, ka shkruar ai në X, raporton TG Com.

 

 

Këngëtari Meta më tej në reagimin e tij shton: “Pse ndjejmë përgjegjësi sociale ndaj autorëve dhe jo asaj viktimës? Nëse ka një formë përgjegjësie kolektive ndaj autorëve, atëherë duhet të përpiqemi të ndihemi përgjegjës edhe për atë vajzë dhe për të gjithë viktimat e përdhunimit sepse pikërisht atyre u detyrohemi vërtet diçka, janë viktimat ato që duhet të ndihmohen për të rindërtuar jetën e tyre”.

 

Këngëtari më pas bën thirrje për dënime shembullore për fajtorët.

 

“Unë besoj se ato janë absolutisht të nevojshme për një arsye të thjeshtë: asnjë akt kriminal nuk ndalet nga frika e riedukimit, por nga frika e ndëshkimit. Arsimi duhet të funksionojë përpara se të kryhet një ngjarje e tillë”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.