2 operacione policore në Elbasan, do trafikonin armë dhe drogë drejt Maqedonisë, 3 të arrestuar

Tre persona janë arrestuar në Elbasan gjatë dy operacioneve të ndryshme brenda 12 orësh. Policia njofton se në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”

Shkurt 14, 2024 - 10:23
 0
2 operacione policore në Elbasan, do trafikonin armë dhe drogë drejt Maqedonisë, 3 të arrestuar

Tre persona janë arrestuar në Elbasan gjatë dy operacioneve të ndryshme brenda 12 orësh.

Policia njofton se në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2” u arrestua 28-vjeçari me iniciale E.A, pasi u kap 27.3 kg kanabis, të cilën do e transportonte drejt Maqedonisë së Veriut.

Në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Bags”, në fshatin Rrajcë, Prrenjas, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan për kontroll, automjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin E. A., 28 vjeç, banues në Fushë Krujë. Në këtë automjet u gjetën 2 qese me rreth 27.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, sasi e cila dyshohet se do të trafikohej nga shtetasi E. A., drejt RMV-së. Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë 28-vjeçari dhe u sekuestrua sasia e lëndës narkotike”, njofton policia.

Ndërsa në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit” u arrestuan dy të rinj nga Divjaka, të cilët u kapën me 1 armë zjarri kallashnikov dhe 114 fishekë luftarak që dyshohet se posedoheshin me qëllim trafikimin drejt RMV-së.

Në kuadër të operacionit “Entrance”, në hyrje të qytetit të Elbasanit, u lokalizua dhe u ndalua për kontroll, automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin S. M., 21 vjeç, dhe ku ishte pasagjer shtetasi A. M., 22 vjeç, të dy banues në Divjakë. Në këtë automjet u gjet 1 armë zjarri kallashnikov dhe 114 fishekë luftarak që dyshohet se posedoheshin me qëllim trafikimin drejt RMV-së. Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë të 2 shtetasit, si dhe u sekuestruan arma e zjarrit dhe municioni”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.