2 viktima dhe 25 të plagosur nga aksidenti masiv në Itali, shkak mjegulla

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm (5 Shkurt), pasi mjegulla shkaktoi aksidente në autostradën A22, ku një drejtues kamioni humbi jetën në një përplasje që ndodhi në orën 11:55 në zonën e Modenës. Në aksident u përfshinë me dhjetëra makina. Sipas raportimit nga ANSA, deri më tani raportohet për të paktën 25 të […]

Shkurt 5, 2024 - 15:31
 0
2 viktima dhe 25 të plagosur nga aksidenti masiv në Itali, shkak mjegulla

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm (5 Shkurt), pasi mjegulla shkaktoi aksidente në autostradën A22, ku një drejtues kamioni humbi jetën në një përplasje që ndodhi në orën 11:55 në zonën e Modenës.

Në aksident u përfshinë me dhjetëra makina. Sipas raportimit nga ANSA, deri më tani raportohet për të paktën 25 të plagosur.

Ata janë transportuar drejt spitaleve më të afërta. Disa prej të plagosurve mësohet se kanë pësuar dëmtime më të rënda.

Në një tjetër aksident të ndodhur rreth orës 11:55, po në të njëjtën autostradë, humbi jetën në kamionist. Në këtë rast, në aksident u përfshinë dy kamionë.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.