“20 mijë euro kush ka dijeni për autorët”, Policia e Shtetit informacion zyrtar për dhunuesit që sulmuan avokatin Sokol Mëngjesi

Policia e shtetit doli sot në një konferencë për mediat për të dhënë detaje lidhur me sulmin e dhunshëm ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Maj 29, 2024 - 19:45
 0
“20 mijë euro kush ka dijeni për autorët”, Policia e Shtetit informacion zyrtar për dhunuesit që sulmuan avokatin Sokol Mëngjesi

Policia e shtetit doli sot në një konferencë për mediat për të dhënë detaje lidhur me sulmin e dhunshëm ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Drejtori i Policisë Tiranë, Tonin Vocaj, tha se Sokol Mëngjesi është goditur për shkak të detyrës. Vocaj tha se është shoqëruar në polici Dritan Jani Nano. Ai u u ndalua si organizator i kësaj ngjarje të rëndë kriminale.

Vocaj tha se  autorët e dhunës ndaj avokatit janë Elton Kasaj, Drivald Alia, Dorian Alia dhe  Romario Tabaku, ky i fundit ka ndihmuar autorët e dyshuar për t’i larguar nga vendngjarja me makinën Audi me targa AB696JT.

“Avokati ka përfaqësuar ligjërisht në një proces gjyqësor një familje që kishte të trashëguar një pronë në Tiranë, proces që është fituar nga pala që mbronte avokati. Ish-klientët nuk kanë pranuar që ta paguajnë. Pala fituese nuk ka respektuar detyrimet kontraktore që ka pasur me studion ligjore. Jo e gjithë pala, por disa nga kontraktorët. Si të tjerë dhe kjo degë që ka kryer sulmin nuk kanë rënë dakord me detyrimet që kanë pasur nënshkruar. Në vijim të veprimeve është shoqëruar Dritan Jani Nano, i cili u ndalua si organizator i kësaj ngjarje të rëndë kriminale”, tha Tonin Vocaj.

Drejtori i Policisë Tiranë u bëri thirrje qytetarëve që të japin informacione nëse kanë dijeni për vendndodhjen e autorëve të dyshuar dhe ka vënë në dispozicion 20 mijë euro shpërblim.

“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, kërkon ndihmën e publikut për lokalizimin dhe kapjen e autorëve dhe për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorëve vë në dispozicion shumën prej 20 000 Euro, informacioni mund të jepet në numrin telefonik pa pagesë 112 si dhe në numrin celular +355694111546 (Informacioni mund të jepet në telefon ose WhatsAapp)”, tha Vocaj.

Gjatë konferencës ai tha se në polici ishtë vetëdorëzua Dorian Alia, një nga autorët krysorë të sulmit ndaj avokatit.

Avokati u dhunua barbarisht në mes të rrugës mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Bllokut, ku sapo kishte lënë vajzën në kopësht.

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, është sulmuar me mjete të forta, pasi ka lënë vajzën në kopësht në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Aktualisht gjendja e tij është përkeqësuar dhe ndodhet në intubim në spitalin e Traumës.

Fjala e plotë e Tonin Vocaj

Përshëndetje. Jam sot këtu për të bërë me dije opinionin publik për masat e marr nga ana e Policisë në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme më datë 29.05.2024, rreth orës 08:50, ku në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, në rrugën “Pjetër Bogdani”, tre persona kanë goditur me sende të forta shtetasin Sokol Mëngjesi, 45 vjeç, banues në Tiranë, me profesion avokat.

I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, organizuan punën policore për marrjen e informacionit mbi autorët e mundshëm të kësaj ngjarjeje, ku nga tërësia e veprimeve gjurmuese dhe precedurale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është bërë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje kriminale, konkretisht shtetasve:

– Dorian Beqir Alia, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili është vetëdorëzuar në Polici;
– Drivald Sokol Alia, 21 vjeç, banues në Tiranë;
– Elton Ndue Kasaj, 33 vjeç, banues në Tiranë;
– Romario Roberto Tabaku, 26 vjeç, banues në Tiranë (i cili ka larguar autorët nga vendi i ngjarjes me automjetin tip Audi me targë AB 696 JT).

Nga veprimet hetimore rezulton se i dëmtuari Sokol Mëngjesi me profesion avokat, është goditur për shkak të dëtyrës. Po nga veprimet hetimore rezulton se avokati ka përfaqësuar ligjërisht në një proces civil në shkallë të parë dhe në apel një familje e cila kishte të trashëguar një pronë në qytetin e Tiranës, proces i cili është fituar nga pala e përfaqësuar prej tij. Disa nga trashëgimtarët nuk kanë pranuar të plotësojnë kushtet ligjore të kontratës së nënshkruar me Studion Ligjore “ALTERUM SHPK”.

Po në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale është shoqëruar shtetasi Dritan Jani Nano, 58 vjeç, banues në Tiranë, i cili u ndalua me iniciativë i dyshurar si organizator i kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprën penale “Vrasja e funksionarëve publik”, mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 79/a dhe 22 të Kodit penal.

Ndërkohë Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, e mbështetur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Forcat Speciale RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë, vazhdojnë operacionin për kërkimin, lokalizimin dhe kapjen e katër personave të shpallur në kërkim.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, kërkon ndihmën e publikut për lokalizimin dhe kapjen e autorëve dhe për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorëve vë në dispozicion shumën prej 20 000 Euro, informacioni mund të jepet në numrin telefonik pa pagesë 112 si dhe në numrin celular +355694111546 (Informacioni mund të jepet në telefon ose WhatsAapp).

/vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.