20 Shkurti, si “gjethe fiku”

Nga Artur Ajazi Rithemelimi ka thirrur sot protestë “kombetare” me rastin e 20 Shkurtit. Duke e përdorur edhe kësaj here 20 Shkurtin si “gjethe fiku” për të mbuluar dhe mbrojtur ish-liderin, duket se opozita nuk ka kuptuar asgjë, dhe as ka ndërmend të kuptojë deri në humbjen e re. Zgjedhore. Të përvetësosh 20 Shkurtin, kur […]

Shkurt 20, 2024 - 10:59
 0
20 Shkurti, si “gjethe fiku”

Nga Artur Ajazi

Rithemelimi ka thirrur sot protestë “kombetare” me rastin e 20 Shkurtit. Duke e përdorur edhe kësaj here 20 Shkurtin si “gjethe fiku” për të mbuluar dhe mbrojtur ish-liderin, duket se opozita nuk ka kuptuar asgjë, dhe as ka ndërmend të kuptojë deri në humbjen e re.

Zgjedhore. Të përvetësosh 20 Shkurtin, kur nuk ke asnjë të drejtë të pretendosh se “qenkësh dita e PD”, është maskarallëk politik. Dita e 20 Shkurtit, ishte dhe do të mbetet dita e atyre që u ngritën kundër atij sistemi, dhe rrëzuan bustin, por jo pasuesit e atij regjimi.

Ata edhe sot do ti gjesh me shumicë në Partinë Demokratike. Janë ish-mjekët e Bllokut, janë bijtë e ish-drejtuesve të institucioneve të asaj kohe, që u konvertuan në..”demokratë” brënda një nate. Pasi bëri pronë të tij ditën e themelimit dhe vetë Partinë Demokratike, duket se Berisha, ka pronësuar gjithë datat e protestave që lidhen me përmbysjen e sistemit komunist.

Përpjekja për t’ja faturuar “non-gratën” kryeministrit Rama, apo dhe propoganda bajate që ka synim ta përdorë edhe kësaj here 20 Shkurtin si “gjethe fiku” për hallin personal, mbeten praktika banale dhe bajate të një force politike dhe një ish-lideri që kishte mundësi të mbahej mend për mirë në histori, por përmbysi gjithçka nga babëzia politike.

Duke planifikuar dhunën edhe sot në protestën “kombetare” të 20 Shkurtit, Rithemelimi i bashkuar në grupazhe deputetësh, po synon të bëjë politikë destruktive me fatin e shqiptareve. Kjo forcë e cunguar politike, po thërret mbështetësit e saj të mbetur, para Kryeministrisë për të kërkuar “rrëzimin e një qeverie legjitime e dalë nga vota e shumicës së shqiptareve”.

Dita e 20 Shkurtit, po keqpërdoret si “gjethe fiku” për të shprehur dhe shfryrë inatin personal të ish-liderit ndaj qeverisjes Rama, ndaj faktorit nderkombëtar, apo dhe ndaj mungesës së mbështetjes popullore ndaj një politike destruktive. Synimi është, kaosi, rrëmuja, dhuna, apo dhe shkaterrimi i çdo gjëje në bulevard, provokimi i uniformave blu dhe incidentet e qëllimshme, që mund të shfrytëzohen nga Berisha dhe të vetët.

Dita e 20 Shkurtit, do të mbetet në memorjen e shqiptarëve, si dita e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, nga ata që ishin të pakënaqur me atë sistem, dhe nuk ka fare lidhje me Berishën dhe shpurën e tij, që ka jetuar mes luksit në atë kohë. Të bësh politikë me 20 Shkurtin, dhe ta keqpërdorësh atë për rehabilitimin e emrit dhe figurës së ish-liderit, është taktikë e vjeteruar, dhe pabesi ndaj atyre që besojnë sinqerisht akoma në vlerat e asaj force politike.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.