2023-shi, viti i Inteligjencës Artificiale/ Parashikimi i hidhur i Reuters: Në 2024, prisni zhvillim dhe… plumba

Përgjigjen e pyetjes si mund të përkufizohen lajmet më të rëndësishme të vitit që po lemë pas, Reuters ia kërkoi ChatGPT-së së OpenAI dhe Bardit të Google, dy prej mjeteve më të njohura gjenerative të AI-t. Përgjigjet e tyre, thotë agjencia e njohur e lajmeve, dëshmojnë fuqinë e inteligjencës artificiale, por nxjerrin në pah edhe […]

Janar 2, 2024 - 10:40
 0
2023-shi, viti i Inteligjencës Artificiale/ Parashikimi i hidhur i Reuters: Në 2024, prisni zhvillim dhe… plumba

Përgjigjen e pyetjes si mund të përkufizohen lajmet më të rëndësishme të vitit që po lemë pas, Reuters ia kërkoi ChatGPT-së së OpenAI dhe Bardit të Google, dy prej mjeteve më të njohura gjenerative të AI-t.

Përgjigjet e tyre, thotë agjencia e njohur e lajmeve, dëshmojnë fuqinë e inteligjencës artificiale, por nxjerrin në pah edhe të metat e saj lidhur me redaktorët njerëzorë. ChatGPT tha se “si një AI nuk ka qasje në kohë reale në ngjarjet e tanishme, apo në internet për t’i ditur ngjarjet specifike të vitit 2023”, para se të jepte “një skenar hipotetik bazuar në trendet dhe temat e tanishme”, i cili përfshinte marrëveshjen e komunitetit global “për një sërë masash që synonte uljen e emetimeve të karbonit deri në vitin 2030”, përfundimin e suksesshëm të fazës finale të testimeve të një vaksine kundër kancerit nga shkencëtarët, dhe ndërmjetësimin e një marrëveshjeje nga Kombet e Bashkuara për t’iu dhënë fund tensioneve gjeopolitike në një rajon të paspecifikuar të botës.
Bardi rezultoi më i saktë duke bërë një përmbledhje të lajmeve nga lufta Rusi-Ukrainë, atë çfarë ndodhi me ekonominë globale, si dhe hollësi të zhvillimeve teknologjike, përfshirë AI dhe editimin e gjeneve, por nuk përmendi luftën mes Izraelit dhe Hamasit. Por, edhe nëse AI ende nuk e sfidon dot tërësisht nja gazetar të vërtetë, shfaqja e kësaj teknologjie në vitin 2023 premtoi një ndryshim në mënyrën se si njerëzit veprojnë.

Më 2024, prisni përparim më të madh dhe më shumë lajme për luftën e kompanive për ta mbajtur ritmin. Por viti i ardhshëm vazhdon Reuters, do të karakterizohet nga plumbat, mes konfliktit të Izraelit dhe Hamasit që ende nuk i duket fundi, luftës në Ukrainë që nuk jep shenja ngadalësimi dhe rrezikut që Kina të tentojë pushtimin e Tajvanit. (Pergatiti BW)

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.