’21 Janari’/ Bashkëshortja e Aleks Nikës: Kemi kallëzuar gjithë zinxhirin, nisur nga Berisha

Gruaja e Aleks Nikës, protestuesit të vrarë më 21 janar 2011, Rajomonda Nika, pas vendimit të Gjykatës së Lartë që e kaloi dosjen e 21 janarit për hetim në SPAK, tha se e drejta më në fund fitoi. Ajo nënvizoi se kanë kallëzuar gjithë zinxhirin komandues duke nisur nga Sali Berisha dhe deri te më […]

Mars 12, 2024 - 16:00
 0
’21 Janari’/ Bashkëshortja e Aleks Nikës: Kemi kallëzuar gjithë zinxhirin, nisur nga Berisha

Gruaja e Aleks Nikës, protestuesit të vrarë më 21 janar 2011, Rajomonda Nika, pas vendimit të Gjykatës së Lartë që e kaloi dosjen e 21 janarit për hetim në SPAK, tha se e drejta më në fund fitoi. Ajo nënvizoi se kanë kallëzuar gjithë zinxhirin komandues duke nisur nga Sali Berisha dhe deri te më i vogli, ndërsa u shpreh besimplotë për punën e institucioneve të reja të drejtësisë.

‘Realisht e prisnim e drejta fiton gjithmonë. Mundi dhe gjithçka kemi përjetuar u shpërblye më në fund. Kemi kallëzuar gjithë Zinxhirin që është nga Sali Berisha dhe deri të më i vogli. Besoj dhe dua ta besoj se SPAK është krijuar për të hetuar më të fuqishmit. Audion me urdhrin për të qëlluar do e dorëzoj në SPAK. Besoj do të vazhdojë.’- tha Rajonda Nika.

Ndërsa xhaxhai i Alkes Nikës, tha se ka një vendim të Starsburgut që thotë se është krim shtëtëror.

‘Kemi bërë përpjekjet që të gjykohet. Vendimet e saj janë përfundimtare, në mënyrë profesionale vendosën që çështja të hetohet nga SPAK. Për shkak se ka një vendim të Strasburgut.’- tha xhaxhai i Alkes Nikës.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.