’21 janari’, Elisabeta Imeraj: Duhet të hetohet, pse u vranë 4 protestues të pafajshëm. Berisha u thirr për 8 janarin, pse nuk…!

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, e ftuar në emisionin Frontline Interview në Report Tv thotë se vrasja e 4 protestuesve më 21 janar 2011 duhet të hetohet. Imeraj tha për gazetaren Marsela Karapanço se 21 janari duhet të ishte hetuar nga Prokuroria e Përgjithshme askohe, ndërsa thekson se edhe vetë publiku duhet të […]

Maj 14, 2024 - 19:50
 0
’21 janari’, Elisabeta Imeraj: Duhet të hetohet, pse u vranë 4 protestues të pafajshëm. Berisha u thirr për 8 janarin, pse nuk…!

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, e ftuar në emisionin Frontline Interview në Report Tv thotë se vrasja e 4 protestuesve më 21 janar 2011 duhet të hetohet. Imeraj tha për gazetaren Marsela Karapanço se 21 janari duhet të ishte hetuar nga Prokuroria e Përgjithshme askohe, ndërsa thekson se edhe vetë publiku duhet të dije se pse u vranë 4 persona të pafajshëm.

‘E kam bindje juridike dhe ligjore. 21 janari duhet të hetohej në kohën që ka ndodhur, largimi në kohë zbeh edhe mundësinë e marrjes së provave. Kanë ndodhur procese gjyqësore të pakthyeshme. Legjislacioni aktual nuk rëndon pozitën e një personazhi të dënuar.

Për këto arsye është e vështirë të arrihet në konkluzion, 21 janari në kohën kur ka ndodhur, zyrtarët e lartë kanë qenë kompetencë e prokurorisë së përgjithshme e cila duhet të kishte kryer detyrën për ta hetuar. E rëndësishme është të hetohet.

Në fund të fundit edhe publiku ka të drejtën e botës për të zbuluar: Pse u vranë 4 persona jetë të pafajshme, vetëm për faktin se kanë dalë për të protestuar. Berisha është thirru në prokurori për rastin e 8 janarit që ka të bëjë me përplasjen te PD- zyrtare dhe jo zyrtare dhe jo 21 janari.’- tha Imeraj./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.