’21 Janari’/ Gjykata e Lartë urdhëron SPAK-un të hetojë vrasjen e 4 protestuesve

Gjykata e Lartë ka vendosur se dosja e ‘21 janarit’ do hetohet nga Prokuroria e Posaçme. Gjykata e Lartë i kërkon SPAK të regjistrojë procedim penal për Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe  Ndrea Prendit. Në orën 14:11 me trupin gjykues i përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni u tërhoq për vendim pasi në seancë dëgjuan […]

Mars 12, 2024 - 15:15
 0
’21 Janari’/ Gjykata e Lartë urdhëron SPAK-un të hetojë vrasjen e 4 protestuesve

Gjykata e Lartë ka vendosur se dosja e ‘21 janarit’ do hetohet nga Prokuroria e Posaçme. Gjykata e Lartë i kërkon SPAK të regjistrojë procedim penal për Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe  Ndrea Prendit.

Në orën 14:11 me trupin gjykues i përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni u tërhoq për vendim pasi në seancë dëgjuan pretendimet e palëve lidhur me kërkesën e familjes së Aleks Nikës, i vrarë në protestën e 21 janarit të vitit 2011. Familja kërkon shfuqizimin e vendimeve të mëparshme dhe ripahjen e hetimitr për vrasjen e ndodhur në mes të ditës para kryeministrisë.

/f.s

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.