“21 Janari, njolla më e zezë e drejtësisë shqiptare”, gazetari rrëfen si i ndryshoi jeta pas plagosjes

Gazetari Fatos Mahmutaj ka deklaruar se 21 Janari është një prej njollave më të zeza të drejtësisë shqiptare. Në një lidhje Skype në emisionin “Jetë Shqiptare” risjell në kujtesë momentin e plagosjes në protestën e 21 Janarit të 2011, ku gjithashtu 4 persona mbetën të vrarë. Teksa drejton gishtin mbi organet shtetërore, të Gardës së […]

Janar 22, 2024 - 15:12
 0
“21 Janari, njolla më e zezë e drejtësisë shqiptare”, gazetari rrëfen si i ndryshoi jeta pas plagosjes

Gazetari Fatos Mahmutaj ka deklaruar se 21 Janari është një prej njollave më të zeza të drejtësisë shqiptare. Në një lidhje Skype në emisionin “Jetë Shqiptare” risjell në kujtesë momentin e plagosjes në protestën e 21 Janarit të 2011, ku gjithashtu 4 persona mbetën të vrarë.

Teksa drejton gishtin mbi organet shtetërore, të Gardës së Republikës, së policisë shqiptare, Mahmutaj u shpreh momenti i plumbave të derdhur mbi protestuesit, që pasoi me denoncim ndaj ekzekutorëve, i ndryshoi rrënjësisht jetën.

21 janari është një nga skutat e errëta të shtetit shqiptar. Është një nga ato ngjarje që vit pas viti po bën padrejtësi. Padrejtësia ka arritur në maksimum për këtë çështje dhe dita më e keqe për 4 viktima. Dita më e keqe edhe për 45 të plagosurit.

Nuk doja të ndalesha te pjesa personale imja, kujtoj plumbat e organeve shtetërore, të Gardës së Republikës, së policisë shqiptare, mbi vetë shqiptarët. Disa shqiptarë që qëllonin drejt disa shqiptarëve të tjerë për diçka që e gatoi politika e kohës.

Ishte një vendim i detyruar. Nuk kishte zgjidhje tjetër. Mu desh që të ndryshoja totalisht jo vetëm jetën, por edhe mënyrën e sjelljes, nga një qytetar i mirë mu desh të largohesha fshehurazi nga vendi im”, rrëfen Mahmutaj, ndërsa shprehet se prej 13 vitesh, ngjarja e 21 Janarit vijon të mbetet e pazbardhur. Ai thekson se njollat e turpit të drejtësisë shqiptare, vijojnë të shtohen.

Jeta të cilën kisha krijuar, ta ndryshoja totalisht, të rikthehesha edhe njëherë për ta ndërtuar edhe njëherë tjetër, për shkak të asaj që më ndodhën dhe akuzat që ngrita mbi personat që ngrita mbi ekzekutorët e 21 janar, mbi personat që qëlluan drejtpërdrejtë mbi protestuesit.

Pati pasoja, më kanë filluar që te mosmjekimi deri te “persekutimi”, kërcënime, etj. Ky 21 janar mi solli punët shumë mbrapsht dhe mu desh të ndërtoja gjithçka në Belgjikë.

Ky 21 Janar që ka 13 vite i pazbardhur duke u hedhur topi sa në një portë, te një portë tjetër e drejtësisë, iu shtua një njollë e zezë drejtësisë shqiptare”, tha Mahmutaj, ndërsa u shpreh skeptik mbi zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Ai u shpreh se nëse kjo dosje kalon në SPAK, është gati të japë deklarimet e tij mbi 21 Janarin e 2011-ës.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.