24-vjeçari në Tiranë përplas tre të mitur me makinë

TIRANË– Tre adoleshentë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot në Mullet. Policia njofton se në afërsi të

Shkurt 7, 2024 - 15:10
 0
24-vjeçari në Tiranë përplas tre të mitur me makinë

TIRANË– Tre adoleshentë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot në Mullet.

Policia njofton se në afërsi të një karburanti, shtetasi N. P., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar 3 shtetas të moshës 17 vjeç.

Tre adoleshentët janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.