25 mijë euro veshje e çanta kontrabandë, kapet 34-vjeçari. Në kërkim gruaja e tij

Janë sekuestruar sot disa veshje e çanta të kontrabanduara në Vlorë, me vlerë 25 mijë euro. Policia bën me dije se në pranga është vënë një 34-vjeçar, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëshortja e tij. Mësohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata magazinonin mallrat kontrabandë dhe i shisnin me pakicë në mënyrë të paligjshme. “Finalizohet […]

Tetor 26, 2023 - 10:25
 0
25 mijë euro veshje e çanta kontrabandë, kapet 34-vjeçari. Në kërkim gruaja e tij

Janë sekuestruar sot disa veshje e çanta të kontrabanduara në Vlorë, me vlerë 25 mijë euro. Policia bën me dije se në pranga është vënë një 34-vjeçar, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëshortja e tij. Mësohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata magazinonin mallrat kontrabandë dhe i shisnin me pakicë në mënyrë të paligjshme.

“Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, pas 3 javësh hetime, operacioni policor i koduar “Tranzit”. Magazinonin mallra të dyshuara të kontrabanduara dhe fshihnin të ardhurat e përfituara nga shitja e tyre, vihet në pranga 34-vjeçari, punohet për kapjen e bashkëpunëtores së tij.

Sekuestrohen mallra (veshje, çanta) të kontrabanduara, me vlerë 25 000 euro. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, pas 3 javësh hetime për një rast në këtë fushë, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, operacionin policor të koduar “Tranzit”.

Si rezultat i këtij operacioni, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. L., 34 vjeç, banuese në Vlorë, dhe u shpall në kërkim shtetasja E. B., 29 vjeç, banuese në Vlorë. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetases E. B., në lagjen “Uji i Ftohtë”, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, veshje dhe çanta me vlerë 25 000 euro, pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e tyre.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasja E. B. bashkëpunonte me shtetasin A. L., për magazinimin e mallrave të dyshuara të kontrabanduara, të cilat i shitnin me pakicë në mënyrë të kundërligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.