25 vite liri, zbulohet shtatorja e Tony Blair në Ferizaj
Shtatorja e ish-kryeministrit britanik Tony Blair është zbuluar të mërkurën në Ferizaj në shenjë nderimi për kontributin e tij në çlirimin e Kosovës. Në përvjetorin e 25 të çlirimit të Kosovës në qytetin e Ferizajt është zbuluar shtatorja e Tony Blair, e cila është vendosur në sheshin që mban emrin e ish-kryeministrit britanik. Në ceremoninë […]
Shtatorja e ish-kryeministrit britanik Tony Blair është zbuluar të mërkurën në Ferizaj në shenjë nderimi për kontributin e tij në çlirimin e Kosovës.
Në përvjetorin e 25 të çlirimit të Kosovës në qytetin e Ferizajt është zbuluar shtatorja e Tony Blair, e cila është vendosur në sheshin që mban emrin e ish-kryeministrit britanik.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast u tha se shtatorja e Blair është krenare dhe e lavdishme ashtu si edhe vet liria e Kosovës.
“Kjo datë me historinë që bartë mbi supe, me gjakun që lau vatrat tona, me lavdinë që i mbetet krenare epokave është rrënjë ku rilindi Kosova”, tha kryetari i Ferizajt Agim Aliu.
Në pamundësi të ardhjes, vetë Blair kishte nisur një letër duke përshëndetur ceremoninë, ndërsa nga ambasadori britanik u theksua mbështetja për Kosovën.
“Mbretëria e Bashkuar mbetet e vendosur të
/a.rmbështesë Kosovën për të arritur potencialin e saj të plotë dhe për t’iu siguruar që të rinjtë të vazhdojnë të shohin të ardhmen e tyre këtu”, u shpreh Jonathan Hargreaves, ambasador i Britanisë në Kosovë.
Shtatorja e Tony Blair është rreth 2 metra e gjatë ndërsa ka kushtuar 26 mijë euro. Ajo është ngritur me iniciativën e Fondacionit “Ne kujtojmë Tony Blair”.
What's Your Reaction?