25 vite nga ndërhyrja e NATO-s, Albin Kurti: Mirënjohës liderëve botërorë dhe vendeve të përfshira

Kryeministri Albin Kurti, në 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, është shprehur mirënjohës ndaj liderëve botërorë dhe vendeve të përfshira në këtë ngjarje. Në një reagim në “X”, kreu qeverisë së Kosovës e ka cilësuar ndërhyrjen e NATO-s një nga ndërhyrjet humanitare më të suksesshme në histori. Ndër të tjera, Kurti shkruan se ajo ndërhyrje ndaloi […]

Mars 24, 2024 - 18:55
 0
25 vite nga ndërhyrja e NATO-s, Albin Kurti: Mirënjohës liderëve botërorë dhe vendeve të përfshira

Kryeministri Albin Kurti, në 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, është shprehur mirënjohës ndaj liderëve botërorë dhe vendeve të përfshira në këtë ngjarje.

Në një reagim në “X”, kreu qeverisë së Kosovës e ka cilësuar ndërhyrjen e NATO-s një nga ndërhyrjet humanitare më të suksesshme në histori.

Ndër të tjera, Kurti shkruan se ajo ndërhyrje ndaloi tmerret e papërshkrueshme të gjenocidit.

“25 vjet më parë, NATO filloi fushatën e saj të bombardimeve ajrore, një nga ndërhyrjet humanitare më të suksesshme në histori, e cila ndaloi tmerret e papërshkrueshme të gjenocidit. Ne u jemi gjithmonë mirënjohës liderëve botërorë dhe vendeve të përfshira, të cilët përdorën politikën për të mbrojtur njerëzimin”, shkruan Albin Kurti.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.