25-vjeçari kapet në Tiranë, kërkohet nga drejtësia spanjolle

Një 25-vjeçar është kapur nga njësia FAST në Tiranë. I riu Geraldo Skënderi u arrestua në kuadër të operacionit “Castellon 2” pasi ishte në kërkim nga drejtësia spanjolle. “Arrestimi provizor i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Castellon Spanjë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafik droge”, “Organizatë […]

Gusht 10, 2023 - 12:05
 0
25-vjeçari kapet në Tiranë, kërkohet nga drejtësia spanjolle

Një 25-vjeçar është kapur nga njësia FAST në Tiranë. I riu Geraldo Skënderi u arrestua në kuadër të operacionit “Castellon 2” pasi ishte në kërkim nga drejtësia spanjolle.

“Arrestimi provizor i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Castellon Spanjë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafik droge”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës”, njoftoi policia.

Skënderi në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë e spanjollë, merrnin shtëpi me qira në zonën e Castellonit dhe i përshtasnin për të kultivuar bimë narkotike me anë të llambave.

Interpol Tirana vijon procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Spanjës.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.