27-vjeçari mbijeton 6 ditë në temperatura nën zero gradë i bllokuar në makinën e aksidentuar

Një ngjarje e denjë për film është bërë publike në shtetin e Indianës në Amerikë, ku një 27-vjeçar ka qendruar i bllokuar në makinën e aksidentuar për 6 ditë me radhë në temperatura nën zero gradë celsius. CNN shkruan se dy peshkatarët Mario Garcia dhe Nivardo De La Torre ishin njerëzit që i shpëtuan jetën […]

Dhjetor 28, 2023 - 14:35
 0
27-vjeçari mbijeton 6 ditë në temperatura nën zero gradë i bllokuar në makinën e aksidentuar

Një ngjarje e denjë për film është bërë publike në shtetin e Indianës në Amerikë, ku një 27-vjeçar ka qendruar i bllokuar në makinën e aksidentuar për 6 ditë me radhë në temperatura nën zero gradë celsius.

CNN shkruan se dy peshkatarët Mario Garcia dhe Nivardo De La Torre ishin njerëzit që i shpëtuan jetën Matthew Roim. Ata kishin dalë për peshkim dhe po kërkonin për një vend të përshtatshëm kur panë një automjet të shkatërruar pranë lumit. Makina ishte e shkatërruar deri në atë pikë sa ata menduan se ishte një grumbull hekurishtesh të hedhura aty. Kur e kuptuan se ishte një makinë që kishte rënë nga ura e autostradës, ata u afruan. Garcia, duke tentuar të largonte airbagun, preku shoferin për të cilin mendoi fillimisht se kishte ndërruar jetë, por më pas ai lëvizi. 27-vjeçari, në gjendje tejet të rëndë, mbeti i befasuar që pa njerëz pasi i kishte humbur të gjitha shpresat. Ai iu tregoi se kishte ditë të tëra i ngujuar në sediljen e shoferit.

“Po tentonte të bërtiste, por askush nuk po e dëgjonte. Ai na tregoi se kishte qëndruar i bllokuar aty për ditë të tëra dhe kishte humbur pothuajse çdo shpresë se mund të mbijetonte”, ka rrëfyer Garcia.

27-vjeçari, me profesion saldator, nuk kishte ngrënë asgjë gjatë 6 ditëve, por kishte lagur buzët me pikat e shiut që kishin rënë gjatë kësaj kohe. Ai u dërgua menjëherë në spital dhe mjekëve iu desh t’i amputonin njërën nga këmbët.

Me temperaturat rreth -2 gradë celsius në zonë, një drejtues i policisë lokale e ka quajtur mrekulli që Matthew Roim ka mbijetuar për 6 ditë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.