29-vjeçari u gjet i varur në Greqi, i vëllai: E njoha vetëm nga çakmaku

Aleksandër Avdiu, vëllai i 29 vjeçarit Angjelo Avdiu i cili u gjet sot i varur në një pemë në Greqi duke folur rreth hetimeve mbi ngjarjen, u shpreh se policia greke po e heton si vetëvrasje dhe jo si vrasje, pavarësisht raportimeve se 29 vjeçari ishte gjetur i varur në një pemë me duar të […]

Nëntor 27, 2023 - 16:56
 0
29-vjeçari u gjet i varur në Greqi, i vëllai: E njoha vetëm nga çakmaku

Aleksandër Avdiu, vëllai i 29 vjeçarit Angjelo Avdiu i cili u gjet sot i varur në një pemë në Greqi duke folur rreth hetimeve mbi ngjarjen, u shpreh se policia greke po e heton si vetëvrasje dhe jo si vrasje, pavarësisht raportimeve se 29 vjeçari ishte gjetur i varur në një pemë me duar të lidhura.

“Policia na tha se u gjet i varur dhe dyshojnë për vetëvrasje. Vëllai ka hyrë në një banesë të pabanuar. E ka gjetur pronari i banesës”- u shpreh Aleksandër Avdiu për studion e “Pa Gjurmë” në Report Tv.

Më tej, ai theksoi se pasi u paraqit në vendngjarje, e njohu të vëllain e pajetë vetëm për shkak të çakmakut që ai mbante me vete.

“Atë ditë shkova sapo njoftoi policia. E njoha nga cakmaku sepse ishte e vështirë për ta dalluar”- shtoi ai.

29 vjeçari u raportua i zhdukur që prej mëngjesit të 29 tetorit. Ai u kishte thënë familjarëve se po shkonte tek banesa e ish-bashkëshortes për t’i kërkuar një ribashkim, për shkak se ishte në gjendje të rëndë psikologjike.

Mëngjesin e sotëm (27 nëntor) babai i një fëmije, u gjet i varur në një pemë në fshatin Agios Konstantinos Fthiotidas, rreth 8 kilometra larg banesës së tij.
/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.