3 britanikë sulmohen me armë në Prishtinë, plagoset një prej tyre

Tre persona me shtetësi britanike kanë qenë objektiv i një sulmi me armë në Prishtinë, në orët e para të mëngjesit. Sipas të dhënave nga policia e Kosovës, 3 britanikët janë qëlluar me armë nga një makinë në rrugën “Rrafshi i Kosovës”, teksa një prej tyre ka mbetur i lënduar. Policia ka shkuar menjëherë në […]

Gusht 24, 2023 - 11:35
 0
3 britanikë sulmohen me armë në Prishtinë, plagoset një prej tyre

Tre persona me shtetësi britanike kanë qenë objektiv i një sulmi me armë në Prishtinë, në orët e para të mëngjesit.

Sipas të dhënave nga policia e Kosovës, 3 britanikët janë qëlluar me armë nga një makinë në rrugën “Rrafshi i Kosovës”, teksa një prej tyre ka mbetur i lënduar.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka sekuestruar gëzhojat dhe armën nga kanë ardhur të shtënat, ndërkohë që autorët janë larguar në drejtim të paditur.
Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë, teksa policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe mund të ndihmojnë për zbardhjen e saj.
/f.stafa

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.