3 orë në pyetje në SPAK, kardiologut Edvin Prifti i komunikohen akuzat për pastrim parash e korrupsion

Mjeku Edvin Prifti ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK pas më shumë se 3 orësh. Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi raporton se mjekut i është komunikuar akuza për korrupsion dhe pastrim parash. Prifti akuzohet se mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën. Në një […]

Shkurt 8, 2024 - 16:15
 0
3 orë në pyetje në SPAK, kardiologut Edvin Prifti i komunikohen akuzat për pastrim parash e korrupsion

Mjeku Edvin Prifti ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK pas më shumë se 3 orësh. Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi raporton se mjekut i është komunikuar akuza për korrupsion dhe pastrim parash.

Prifti akuzohet se mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën.

Në një prej shumë bisedave, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj në këmbim të parave. Gjatë kontrollit mjekut prifti iu gjetën afro 380 mijë euro, ndërsa iu sekuestruan 1 milionë euro.

 

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.