3 të plagosurit në Rrëshen transportohen te Trauma: Njëri rrezikon të humbasë krahun
Tre personat që mbetën të plagosur nga breshëria e automatikut paraditen e kësaj të marte në Rrëshen janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Gazetari Besar Bajraktaraj thotë se pasi morën mjekim në spitalin e Lezhës ata u sollën drejt Tiranës, për trajtim më të specializuar. Aktualisht, sipas gazetarit, të plagosurit ndodhen në sallë […]
Tre personat që mbetën të plagosur nga breshëria e automatikut paraditen e kësaj të marte në Rrëshen janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Gazetari Besar Bajraktaraj thotë se pasi morën mjekim në spitalin e Lezhës ata u sollën drejt Tiranës, për trajtim më të specializuar. Aktualisht, sipas gazetarit, të plagosurit ndodhen në sallë të operacionit. Një prej tyre mësohet se rrezikon të humbasë krahun (amputim). I plagosuri tjetër ka marrë dëmtime në mushkëri e mëlçi, ndërsa tjetri në mushkëri.
Ilir Bardhoku, Olti Gjini, Indrit Bardhi ndodheshin të 3 të ulur në një tavolinë me Martin (Marku) Bardhin, kur në drejtim të tyre u qëllua me breshëri automatiku. Nga të shtënat mbeti i vrarë 59-vjeçari Martin (Marku) Bardhi, i cili sipas të gjitha të dhënave ishte dhe objektiv i këtij atentati.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:40 në lokalin e viktimës që ndodhet në qendër të Rrëshenit.
Sa i përket autorëve, ata dyshohet se ishin 2 persona të maskuar, të cilët lëviznin me një fuoristradë që u gjet e djegur në fshatin Gëziq të Mirditës. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se autorët qëlluan me breshëri automatiku në drejtim të tavolinës dhe vijuan të qëllonin edhe teksa largoheshin. E gjithë kjo ngjarje e rëndë ndodhi në një kohë kur në zonë kishte qytetarë të shumtë.
What's Your Reaction?