3-vjeçari Brian Spahiu vdiq nga anestezia/ Del ekspertiza: Mjeki i dha mbidozë narkoze
3-vjeçari Brian Spahiu ndërroi jetë për shkak të anestezisë. Në këtë përfundim ka dalë instituti i mjekësisë ligjore, pasi kreu autopsinë
3-vjeçari Brian Spahiu ndërroi jetë për shkak të anestezisë.
Në këtë përfundim ka dalë instituti i mjekësisë ligjore, pasi kreu autopsinë për të miturin, i cili humbi jetën pas një ndërhyrjeje në klinikën dentare të mjekut Roland Xhaxho.
“Shkaku i vdekjes së Brian Spahiut ka qenë dhënia e lëndës anestezike, gjë që ka sjellë vuajtjen qelizore të thellë me mekanizmin e insuficiencës së parikthyeshme”, thuhet në akt-ekspertizë.
Familjarët e 3-vjeçarit akuzojnë mjekun Xhaxho se i ka dhënë mbidozë narkoze fëmijës, duke i nxjerrë jashtë funksionit mëlçinë.
Por vetë Roland Xhaxho ka mohuar se ka kryer neglizhencë mjekësore, duke shtuar se Briani ka dalë nga klinika i zgjuar.
What's Your Reaction?