30 mijë € ryshfet për regjistrimin e pronës, arrestohen 4 persona, mes tyre punonjësja e bankës

Katër persona janë arrestuar nga policia nën akuzën e mashtrimit të një shtetasi të cilit i morën 30 mijë euro duke i premtuar se do i regjistronin një pronë. Në pranga kanë rënë I. S., 73 vjeç dhe Sh. S., 68 vjeçe, bashkëshortë, vajza e tyre, shtetasja R. S., 48 vjeçe, të tre banues në […]

Janar 23, 2024 - 12:16
 0
30 mijë € ryshfet për regjistrimin e pronës, arrestohen 4 persona, mes tyre punonjësja e bankës

Katër persona janë arrestuar nga policia nën akuzën e mashtrimit të një shtetasi të cilit i morën 30 mijë euro duke i premtuar se do i regjistronin një pronë.

Në pranga kanë rënë I. S., 73 vjeç dhe Sh. S., 68 vjeçe, bashkëshortë, vajza e tyre, shtetasja R. S., 48 vjeçe, të tre banues në Pogradec, si dhe shtetasja E. I., 31 vjeçe, banuese në Tiranë.

Kjo e fundit, punonjëse e një banke të nivelit të dytë e cila dyshohet se në kundërshtim me ligjin ka transferuar një shumë parash që i ka shërbyer këtij rasti mashtrimi.

Për rastin, policia ka sekuestruar 30 000 euro, 1 automjet dhe 10 celularë.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.