34-vjeçari në Vorë plagos me thikë të riun, i hyn në ndihmë vëllai oficer ushtrie, qëllon me armën e shërbimit

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Vorë. Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një sherri mes disa personave. Të plagosur nga kjo ngjarje kanë mbetur dy vetë. Sipas të njëjtave burime njëri prej tyre është qëlluar me armë, ndërsa tjetri me thikë. “Sot rreth orës 12:20, në Vorë, shtetasi E. H., 34 vjeç, […]

Nëntor 23, 2023 - 13:27
 0
34-vjeçari në Vorë plagos me thikë të riun, i hyn në ndihmë vëllai oficer ushtrie, qëllon me armën e shërbimit

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Vorë. Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një sherri mes disa personave.

Të plagosur nga kjo ngjarje kanë mbetur dy vetë. Sipas të njëjtave burime njëri prej tyre është qëlluar me armë, ndërsa tjetri me thikë.

“Sot rreth orës 12:20, në Vorë, shtetasi E. H., 34 vjeç, ka plagosur me thikë në krah shtetasin K. M., 24 vjeç, banues në Vorë, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin E. M., 27 vjeç, (vëllezër). Në këto momente, drejtuesi i mjetit, shtetasi E. M., (oficer ushtrie), ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka plagosur shtetasin E. H. Të dy të dëmtuarit janë shoqëruar në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi E. M., është vetëdorëzuar në Polici, së bashku me armën e shërbimit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha policia në një njoftim paraprak për mediat.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.