37-vjeçari nga Kosova sherr me dy punonjës karburanti në Lezhë, përfundon në spital

Një 37-vjeçar nga Kosova dhe 2 punonjës të një karburanti u përfshinë në një konflikt këtë të shtunë në Lezhë. Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ndodhi në ambientet e një karburanti në afërsi të Kryqëzimit të Tales, në aksin rrugor Lezhë-Milot. Shkak u bë një konflikt i çastit, për motive të dobëta. Palët […]

Gusht 5, 2023 - 23:45
 0
37-vjeçari nga Kosova sherr me dy punonjës karburanti në Lezhë, përfundon në spital

Një 37-vjeçar nga Kosova dhe 2 punonjës të një karburanti u përfshinë në një konflikt këtë të shtunë në Lezhë. Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ndodhi në ambientet e një karburanti në afërsi të Kryqëzimit të Tales, në aksin rrugor Lezhë-Milot. Shkak u bë një konflikt i çastit, për motive të dobëta.

Palët u përplasën fizikisht dhe me mjete të forta, duke i shkaktuar njëri-tjetrit dëmtime fizike, si dhe duke dëmtuar edhe ambientin përreth.

Me ndërhyrjen e policisë, 37-vjeçari nga Kosova u dërgua fillimisht në spital për ndihmë mjekësore. Më pas, së bashku me dy punonjësit e karburantit ai do të duhet të përballet me policinë, pasi kjo e fundit tha se të tre janë ndaluar për ngjarjen në fjalë.

“Në ambientet e një karburanti në afërsi të Kryqëzimit të Tales, në aksin rrugor Lezhë – Milot, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, janë përfshirë në konflikt fizik dhe me mjete të forta, shtetasi kosovar M. M. 37 vjeç me dy shtetas shqiptarë ( punonjës te karburanti) N. S. 61 vjeç banues në Lezhë dhe K. R. 52 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë. 

Si pasojë e konfliktit ka mbetur i dëmtuar fizikisht shtetasi kosovar M. M. i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore i shoqëruar nga patrulla e policisë, ndërsa shtetasit N. S. dhe K. R. janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë.

Gjithashtu, gjatë konfliktit, nga këta shtetas janë dëmtuar edhe ambientet e zyrës së qëndrimit të punonjësve të karburantit si dhe automjeti i shtetasit kosovar. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve dhe sqarimit të situatës, do të jepet një njoftim i dytë sqarues”, tha Policia e Lezhës në një njoftim për mediat.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.