4 Kura Natyrale që Duhet të Dini Patjetër për Deformimin e Nyjeve të Këmbëve

Këpucët e ngushta, të parehatshme, lëndimet dhe sëmundjet inflamatore janë disa prej shkaktarëve të nyjeve të forta që shfaqen në bazën e gishtit të madh të këmbës. Këto deformime shfaqen ngadalë dhe krijojnë një deformim të pakëndshëm. Ato duhen trajtuar menjëherë përpara se të shkaktojnë një komplikim më serioz. Shfaqja e këtyre deformimeve nuk ka […] The post 4 Kura Natyrale që Duhet të Dini Patjetër për Deformimin e Nyjeve të Këmbëve appeared first on AgroWeb.

Tetor 7, 2023 - 19:15
 0
4 Kura Natyrale që Duhet të Dini Patjetër për Deformimin e Nyjeve të Këmbëve

Këpucët e ngushta, të parehatshme, lëndimet dhe sëmundjet inflamatore janë disa prej shkaktarëve të nyjeve të forta që shfaqen në bazën e gishtit të madh të këmbës.

Këto deformime shfaqen ngadalë dhe krijojnë një deformim të pakëndshëm.

Ato duhen trajtuar menjëherë përpara se të shkaktojnë një komplikim më serioz.

Shfaqja e këtyre deformimeve nuk ka të bëjë thjesht me paraqitjen sepse prania e këtyre nyjeve nxit enjtjen, dhimbjen dhe disa simptoma të tjera.

Shkaqet E Formimit Të Nyjave Kockore Të Këmbës

Shkaku kryesor i shfaqjes së këtyre nyjeve është shpesh i paqartë.

Megjithatë, studimet të cilave i referohet AgroWeb.org kanë identifikuar disa shkaqe të mundshme tue cilat AgroWeb.org i sjell më poshtë:

Deformimet e trashëguara të këmbëve

Lëndimet e këmbës

Përdorimi i tejzgjatur i këpucëve të ngushta

Përdorimi i këpucëve me taka

Sëmundjet inflamatore si artriti.

Simptomat E Nyjeve Të Këmbëve

Simptoma kryesore e këtij problemi është deformimi i gishtit të madh të këmbës.

Megjithatë, ky problem shfaqet me simptoma të tjera siç janë:

Enjtja dhe skuqja e bazës së gishtit të madh

Kallo

Dhimbje të vazhdueshme

Vështirësi në lëvizjen e gishtit.

Kurat Natyrale Të Trajtimit Të Tyre

Vaji I Lule Menekshesë

AgroWeb.org ju vë në dukje se ky solucion qetëson këmbën dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në zonën e inflamuar.

Përbërësit

5 lugë gjelle me lule meneksheje

Gjysë gote me vaj ulliri

Përgatitja

Vendosini lulet në një tenxhere dhe mbulojini me vajin e ullirit.

AgroWeb.org ju këshillon të vendosni tenxheren në zjarr për 5-10 miunta dhe më pas lëngun me lule hidheni në një kavanoz të qelqtë me ngjyrë të errët.

Mbajeni në një vend të freskët për 10 ditë dhe më pas kullojeni.

Fërkoni pjesën e deformuar të nyjes së këmbës me këtë vaj dhe masazhoni për 3-5 minuta çdo natë përpara gjumit.

Lëngu i Kamomilit

Lëngu i kamomilit qetëson dhimbjet, zbut kallot dhe heq qelizat e vdekura të këmbëve.

Përbërësit

5 lugë gjelle me lule kamomili

2 gota me ujë.

Përgatitja

Hidhini lulet në një tenxhere me ujë dhe kur të marrë valë uleni zjarrin.

AgroWeb.org ju udhuezon t’i lini lulet të ziejnë për 3-5 minuta dhe më pas lëreni lëngun të ftohet.

Kullojeni dhe hidheni në një legen ku duhet të fusni këmbët dhe t’i mbani për 15-20 minuta.

Përsëriteni këtë proces çdo ditë ose sa herë që të keni dhimbje.

Kripa Minerale E Magnezit

Kjo kripë minerale përthithet nga lëkura dhe lufton inflamacionin.

Përbërësit

3 lugë gjelle me kripë magnezi

2 gota me ujë të ngrohtë

Përgatitja

Përziejini së bashku dhe hidheni ujin në një legen ku duhet të mbani këmbët për 20 minuta.

Përsëriteni këtë proces sa herë që keni dhimbje ose ju enjtet këmba.

Vaj Ulliri Dhe Lavandë

Kombinimi i vajit të ullirit me lulet e lavandës ofron një solucion mjaft qetësues për këmbët.

Përbërësit

Gjysëm gote me vaj ulliri

5 lugë gjelle me lule lavande.

Përgatitja

Hidheni vajin në një tenxhere dhe më pas shtoni lulet.

Lërini të valojnë së bashku në zjarr të ulët për 20 minuta.

Më pas, prisni sa të ftohet dhe kullojeni.

Masazhojini këmbët me këtë vaj dhe lëreni lëkurën ta përthithë atë.

Vajin mund ta përdorni dy herë në ditë.

Për të përfituar rezultate maksimale AgroWeb.org ju kueshillon që është e rëndësishme që përdorimi i këtyre kurave të jetë i vazhdueshëm dhe pa ndërprerje.

Është gjithashtu e rëndësishme që të vishni këpucë të rehatshme dhe që mundësojnë ajrosjen e këmbëve./AgroWeb.org

The post 4 Kura Natyrale që Duhet të Dini Patjetër për Deformimin e Nyjeve të Këmbëve appeared first on AgroWeb.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.