4 orë në pyetje nga SPAK, Malltezi: Prokurorët mi ka sulur Qazim Sejdini dhe Balla

Pasi u mor në pyetje për 4 orë nga prokurorët e SPAK për aferën ‘Partizani’, Jamarbër Malltezi foli për mediat duke mbajtur të njëjtën linjë si dhëndri i tij Sali Berisha me akuza ndaj prokurorëve të posaçëm. Malltezi tha se procesi ndaj tij po bëhej me urdhër politik ndërsa nuk hezitoi të sulmonte edhe prokuroren […]

Janar 25, 2024 - 15:38
 0
4 orë në pyetje nga SPAK, Malltezi: Prokurorët mi ka sulur Qazim Sejdini dhe Balla

Pasi u mor në pyetje për 4 orë nga prokurorët e SPAK për aferën ‘Partizani’, Jamarbër Malltezi foli për mediat duke mbajtur të njëjtën linjë si dhëndri i tij Sali Berisha me akuza ndaj prokurorëve të posaçëm.

Malltezi tha se procesi ndaj tij po bëhej me urdhër politik ndërsa nuk hezitoi të sulmonte edhe prokuroren Enkeleda Millonai e cila po heton çështjen, duke thënë se kjo e fundit është në konflikt interesi vetëm se është me origjinë nga Elbasani.

“SPAK-u ka refuzuar të pranojë CD-të me këto dokumenta. Ka refuzuar ekspertizën kontabël gjë që i vë në pozitë jo të mirë. Në fund fare ka dalë se pas gjithë procesit nuk ka asnjë dëm në financat publike.  Nuk ka vepër penale të korrupsionit sepse nuk kam qenë asnjë herë zyrtar, por urdhri politik është urdhër politik. Kur thua se ka pasur pastrim parash por nuk pranon ekspertizën kontabël tregon shumë për urdhrin që ke marrë. Prokurorët vetë janë në konflikt interesi sepse Millonai është nga Elbasani e promovuar nga Qazim Sejdini dhe Taulant Balla”- tha Malltezi.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.