400 ushtarë gjermanë pritet t’i bashkohen KFOR-it në Kosovë

Delegasioni i Gjermanisë në NATO ka njoftuar se rreth 400 ushtarë gjerman pritet t’i bashkohen KFOR-it në Kosovë së shpejti. Lajmin e ka bërë me dije delegacioni gjerman përmes një shkrimi në platformën ‘X’. Në shkrim thuhet se pjesëmarrja e Gjermanisë në këtë mision paqeruajtës ndërkombëtar pasqyron përkushtimin për stabilizimin e paqes dhe sigurisë në […]

Shkurt 2, 2024 - 21:26
 0
400 ushtarë gjermanë pritet t’i bashkohen KFOR-it në Kosovë

Delegasioni i Gjermanisë në NATO ka njoftuar se rreth 400 ushtarë gjerman pritet t’i bashkohen KFOR-it në Kosovë së shpejti.

Lajmin e ka bërë me dije delegacioni gjerman përmes një shkrimi në platformën ‘X’. Në shkrim thuhet se pjesëmarrja e Gjermanisë në këtë mision paqeruajtës ndërkombëtar pasqyron përkushtimin për stabilizimin e paqes dhe sigurisë në rajon.

“Pjesëmarrja e Gjermanisë në Forcën kosovare të udhëhequr nga NATO (KFOR), një mision paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë që nga qershori i vitit 1999, pasqyron përkushtimin e saj për stabilizimin e paqes dhe sigurisë në rajon. Sipas mandatit aktual të pafund, deri në 400 ushtarë gjermanë mund të dislokohen në KFOR”, shkruan delegacioni gjerman në Kosovë.

Theksohet gjithashtu se roli kryesor i ushtarëve gjermanë që shërbejnë përkrah ushtarëve nga 26 vende të tjera që bëjnë pjesë në KFOR-it, është ruajtja e rendit dhe sigurisë publike, koordinimi i ndihmës humanitare ndërkombëtare dhe asistimi në krijimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Aktualisht KFOR ka rreth 4500 trupa në Kosovë nga 27 shtete të NATO-s dhe shtetet partnere.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.