VIDEO/ Valle dhe muzikë, tifozët shqiptarë “i vënë zjarrin” Dortmundit, para ndeshjes me Italinë

Me valle dhe muzikë, tifozët shqiptarë të veshur kuqezi kanë mbushur rrugët e Dortmundit, pak para ndeshjes me Italinë. Rreth 5 mijë tifozë

Qeshor 15, 2024 - 14:40
 0
VIDEO/ Valle dhe muzikë, tifozët shqiptarë “i vënë zjarrin” Dortmundit, para ndeshjes me Italinë

Me valle dhe muzikë, tifozët shqiptarë të veshur kuqezi kanë mbushur rrugët e Dortmundit, pak para ndeshjes me Italinë.

Rreth 5 mijë tifozë shqiptarë do të mbushin në mbrëmjen stadiumin, ndërsa festa ka nisur që tani.

Edhe pse kombëtarja jonë ndodhet në “grupin e ferrit” dhe do të ketë një përballje të vështirë me kampionët ende në fuqi, tifozeria e madhe do të jetë një “armë” e fortë për 11 lojtarët që do të zbresin në fushën e blertë.

Shqipëria do të ketë edhe dy përballje të tjera jo pak të lehta, atë me Kroacinë në datën 19 qershor në orën 15:00 dhe me Spanjën në datën 24 qershor në orën 21:00./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.