Meloni për “ofertën e paqes” së Putin: Propagandë e tij

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni e cilësoi sot  si “propagandë” kërkesën e presidentit rus Vladimir Putin, i cili u shpreh  që Ukraina të dorëzohet

Qeshor 15, 2024 - 17:25
 0
Meloni për “ofertën e paqes” së Putin: Propagandë e tij

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni e cilësoi sot  si “propagandë” kërkesën e presidentit rus Vladimir Putin, i cili u shpreh  që Ukraina të dorëzohet në mënyrë efektive përpara çdo bisedimi për paqen.

“Nuk më duket veçanërisht efektive si një propozim negocimi për t’i thënë Ukrainës se duhet të tërhiqet nga Ukraina. Le të themi se duket më shumë si një iniciativë propagandistike… për të krijuar një narrativë që dëshiron të ofrojë kundërinformacion se ku qëndrojnë përgjegjësitë për konfliktin ,” tha ajo në Samitin e Paqes për Ukrainën.

Putin të premten i ofroi Ukrainës një paqe me katër kushte: Ukraina të tërheqë trupat e saj nga rajonet Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia, të pajtohet me përfitimet territoriale të Rusisë, të konfirmojë statusin e saj neutral dhe të anulojë të gjitha sanksionet anti-ruse nga Perëndimi.

/vizionplus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.