Erdogan: Nëse nuk e marrim Eurofighter nga Evropa, do të kërkojmë ndihmë nga vendet jo anëtare të NATO-s

Çështja e Eurofighter-it, i cili është prodhim i përbashkët i Britanisë, Gjermanisë, Italisë dhe Spanjës dhe të cilin Ankaraja e ka pritur prej

Qeshor 15, 2024 - 17:25
 0
Erdogan: Nëse nuk e marrim Eurofighter nga Evropa, do të kërkojmë ndihmë nga vendet jo anëtare të NATO-s

Çështja e Eurofighter-it, i cili është prodhim i përbashkët i Britanisë, Gjermanisë, Italisë dhe Spanjës dhe të cilin Ankaraja e ka pritur prej disa kohësh, është risjellë në vëmendje nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, gjatë kthimit të tij nga G7 në Itali.

Në fjalën e tij, Erdogan theksoi se ekziston mundësia që të kërkojë për një tjetër zgjidhje lidhur me Eurofighter, madje duke kërkuar ndihmë edhe tek vendet jo anëtare të NATO-s.

“Qasja jonë bazë është e qartë: Ne dëshirojmë të plotësojmë nevojat tona kryesisht nga aleatët tanë të NATO-s. Megjithatë, nëse në fund të procesit ka një rezultat negativ, nuk jemi pa alternativa”, theksoi Erdogan.

Siç theksoi ai, Gjermania, e cila fillimisht kishte vendosur “veto” duket se po “zbutet” në qëndrimin e saj.

Megjithatë, ai theksoi se edhe pse qasja themelore e Ankarasë është plotësimi i nevojave nga aleatët brenda NATO-s, nëse kjo nuk bëhet atëherë do i duhet të përdorë të tjera alternative, që sipas tij nuk mungojnë.

“Kemi diskutuar këtë çështje me Sanchez. Siç e dini, avionët stërvitor të Spanjës janë të rëndësishëm. Ata kanë mundësinë ose aftësinë të na japin këto avionë stërvitor. Por unë i thashë për mundësinë që të na ndihmojë në këtë çështje në pikën e kontaktit me Gjermaninë. Ai ka deklaruar se mund të ketë një takim të tillë në lidhje me Eurofighter. Por mbi të gjitha, Eurofighter është i rëndësishëm për ne për momentin. Gjermania tani është zbutur për këtë çështje”, tha ai.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.