Tifozeritë/ Në Itali dorëzohen dhe pranojnë ‘humbjen’ në tribuna: Ka ‘pushtim’ shqiptarësh, ne me Del Pieron

Itali – Shqipëri merr jetë sot në 21:00 në “Iduna Park” të Dortmundit, sfidë kjo e vlefshme për Grupin B të Euro 2024. Prej ditës së djeshme rrugët e Dortmundit janë kuqezi, teksa priten afro 50 mijë shqiptarë në stadium. Në Itali, “Gazzetta dello Sport” shkruan se shqiptarët kanë “pushtuar” qytetin dhe pranojnë “humbjen” në […]

Qeshor 15, 2024 - 17:25
 0
Tifozeritë/ Në Itali dorëzohen dhe pranojnë ‘humbjen’ në tribuna: Ka ‘pushtim’ shqiptarësh, ne me Del Pieron

Itali – Shqipëri merr jetë sot në 21:00 në “Iduna Park” të Dortmundit, sfidë kjo e vlefshme për Grupin B të Euro 2024. Prej ditës së djeshme rrugët e Dortmundit janë kuqezi, teksa priten afro 50 mijë shqiptarë në stadium.

Në Itali, “Gazzetta dello Sport” shkruan se shqiptarët kanë “pushtuar” qytetin dhe pranojnë “humbjen” në tribuna. Ironia e tyre shkon më tej me tifozët e tyre, teksa thonë se në stadium do jenë krenar që do kenë Del Pieron dhe Marottan (presidentin e Interit).

“Në Dortmund ka ‘pushtim’ shqiptarësh, por tek tifozët italianë do të luajnë…Del Piero dhe Marotta”. Media italiane e di se nuk do të ketë shumë nga ngjyrat e tyre për t’u parë në tribunat, të cilat janë të dominuara nga shqiptarët, por të paktën do të shohin Marottën dhe Del Pieron.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.